Lajmet e fundit

Deda: Dhuna nuk është larg,e premtja nuk do të jetë ditë normale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, në një konferencë të organizuar nga KDI-ja lidhur me situatën e fundit politike, ka thënë se në Kosovë ka krizë politike dhe nuk pritur që të thirret seancë.

“ Në Kosovë ka krizë politike, diskutimi këtu është si të zgjidhet kriza politike dhe kjo bëhet duke lëvizur nga pozicionet refuzuese.”

“Nuk kam pritur që të ketë seancë, nuk kam prit të ketë veprime nxitëse. Tragjedia ma e madhe do të jetë konflikti në mes shqiptarëve. Dhe dhuna nuk është larg as vrasjet nuk janë larg ju e dini krejt këtë,” ka thënë Deda, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se marrëveshjet nuk janë në përputhje me marrëveshjen e parë dhe  vullneti i qytetarëve po shkelet. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se dita e premte nuk do të jetë ditë normale.

“Marrëveshjet nuk janë as në përputhje me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Vullneti i qytetarëve është shkelur vazhdimisht. Një herë në 2010 edhe vitin e kaluar.

“Është dëshpëruese ta shohësh Isa Mustafën të shtyhet çdo ditë me kundërshtarët e tij në mënyrën më të pa pjekur që ekziston.”

“Unë kam frikë nga dita e premte në orën 16:00. E di që nuk do të jetë ditë normale.”

“Shoqëria civile duhet të organizojë një marsh kundër partive politike te shohim çka po mendojnë qytetarët,” ka përfunduar Deda, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.