Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetuetshmërinë e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kushtetuesja sot reduktoi bashkësinë e komunave në OJQ, e cila sipas tij, nuk mund të jetë një-etike.
“Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Bashkësinë e Komunave Serbe në çdo pjesë të parimeve të nënshkruara të cilat e shkelnin Kushtetutën dhe shtetësinë e Kosovës. Vendimi i rrëzon kompetencat qeverisëse dhe monoetnicitetin e Bashkësisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e redukton Bashkësinë e komunave në OJQ, e cila OJQ nuk mund të jetë një-etnike. Qeveria Thaçi-Mustafa e ka shkelë Kushtetutën. Ata që e shkelin Kushtetutën më nuk kanë kredibilitet as të vazhdojnë dialogun, as të qeverisin me Kosovën”, ka shkruar Deda.