I ftuem n’emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ishte Ilir Deda, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Te na ende s’jane kuptue vlerat demokratike, po i kane mesue mbrapsht. Te na ende s’kuptohet randesia e të zgjedhunit nga populli. Duhet qe individi ne nji subjekt politik te zgjedhet nga populli, kjo kishte me demokratizue subjektin politik dhe pergjegjesia kishte me u shpernda”, tha Dedaj.
Ai ka thane se veprimtaria e tij politike s’ka fillue kur ka hy ne Vetevendosje.
Ne subjekte politike per disa çashtje asht e natyrshme me pase dallim ne mendime. Deda tha se asht shume i gatshem me marre pergjegjesine individuale per veprime individuale, tue shtue se nuk asht i vetmi ne Kuvend e jashte Kuvendit qe mendon se zgjidhja asht dialogu pozite-opozite.
“Duhet me u inkuraju qe me u ba shume zana per me i thane mjaft perplasjeve politike”, vleresoi Deda.
“Me MSA’n ka me u rrite jashtezakonisht shume roli i Kuvendit, ka me qene nji numer ma i madh i obligimeve qe na i marrim”, tha Dedaj.
Deklaraten e Presidentit te Austrise ne Kuvendin e Kosoves, Deda e quejti mesazh per vendin tone, e jo vetem deklarate protokollare.Simbas tij, Presidenti i Austrise i tha deputeteve te pranishem mos te vazhdohet me kete situate, sepse mundet me ndodhe ajo qe ka ndodh ne Austri para 80 viteve.
Ai madje ka kujtue se edhe Zbogar dje ka thane se duhet me bisedue pozita me opozitën.
“Çashtja asht që a kane me u ulë vet ne nji tavoline me bisedue, apo ka me ardhe dikush me i ulë”, tha Deda për situaten pozitë-opozitë, tue shtue se ma mire asht me u ule tash se me lane per ne fund.
“Kultura e pandeshkueshmenise duhet me ndryshu”, tha Deda, tue e cek edhe ndeshkueshmëninë neper institucione.
“Duhet te punohet per mos me pase thirrje per seanca te rregullta derisa te zgjidhet kriza politike”, ka shtue deputeti Deda.
https://www.youtube.com/watch?v=xIrJjqrXIec