Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Isa Musafa, kur ky i fundit ka mohuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të hidhen në Referendum, një ide që Deda e kishte dhënë më parë.
Por,Deda ka shkruar në Facebook se, “referendumi mund të bëhet kur jemi para ndryshimit të Kushtetutës, ndërsa me ligj për referendum mund të ceket në mënyrë eksplicite kur mund të thirret referendumi”.
“Në vend se të na tregojë çka nuk bën, le të thotë çka bën pra?”, ka pyetur Deda, kryeministrin Mustafa.