Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka thënë se nuk mund të zgjidhet situata aktuale duke i burgosur dhe suspenduar deputetët e opozitës.
‘’Nuk zgjidhen problemet duke i burogsur dhe suspenduar deputetët e opozitës nga seancat.Pikë!’’, është shprehur Deda në emisionin ‘’Click’’.
Deri më tani ka shkuar në 13 numri i deputetëve të arrestuar të opozitës, pasi kishin hedhur gaz lotsjellës në seancat e fundit të Kuvendit.