Lajmet e fundit

Deda tregon se pse e braktisi Komisionin për Integrime Evropiane

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka treguar se është larguar nga mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane me qëllim të pamundësimit të mbajtjes së kësaj mbledhje në mungesë kuorumi.
Deda ka thënë se e ka lëshuar këtë mbledhje për të shprehur mospajtimin e tij lidhur me atë siç tha se “kjo mbledhje është organizuar në një mënyrë të tillë që e shpërfillë krizën politike.

“Kam shprehur qëndrimin që kjo mbledhje duhej të ishte mbledhje konsultative për përgatitjen e një mbledhjeje të rregullt ku do të diskutohej për MSA-në”, tha Deda për Klan Kosova.

“Poashtu kam thënë se nuk i përket Komisionit për Integrime që të bëhet pjesë e mospërfilljes së krizës politike pasi që të gjitha vendimet deri tani në Komision janë marrë me konsensus”.

Deputeti i Vetëvendosjes nuk ka dashur t`i komentojë paralajmërimet e anëtarit të Komisionit për Integrime Evropiane Xhavit Haliti se do të ndërrmerren masa duke i’a hequr mëditjen atyre që e bojkotuan takimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.