Lajmet e fundit

Deda: Zgjidhja është në dorë të Isa Mustafës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda thotë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duhet që përmes një letre të thërret katër liderët politik që të diskutojnë për Bashkësinë e Komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Dedës e vetmja zgjidhje aktuale është kjo.
Në një emision në RTK, ai shpjegon se këtë do të duhej ta bënte Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga por meqë nuk po e bënë, Deda zgjidhjen e sheh tek kryeministri.
“Duhet pushteti të bënë ftesën për dialog, e nëse ia refuzon duhet Presidentja ta bëjë këtë, por ajo po refuzon ta bëjë këtë. Roli i saj nuk ka përfunduar vetëm me dërgimin e çështjes në Kushtetuese, sipas obligimeve duhet ajo të merret me zgjidhjen e problemit. Por, meqë nuk po e bënë, duhet kryeministri të hartojë një letër dhe tua dërgoj katër liderëve politik”, tha ai.
Deda thotë se dorëzimi i mandateve nga opozitarët nuk është zgjidhje dhe se arroganca e numrave duhet të merr fund në Kosovë.
E kur foli për arrestimin e Albin Kurtit, ai tha se Kurti ka shkuar në zyrë me qëllimin që të arrestohet, por jo në atë mënyrë. Vlerëson se Policia po përdoret nga pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.