Lajmet e fundit

Dega e AAK’së në Deçan : A është Dukagjini Kosovë

Dega e AAK’së në Deçan, ka reaguar ndaj ndarjes buxhetore për vitin 2016, e që sipas tyre është lënë anash i tërë rajoni i Dukagjinit.

Në reagimin të cilin e ka shpërndarë në facebook edhe vet kryetari i kësaj dege, Daut Haradinaj, thuhet se përmes kësaj ndarje po tregohet se qeveria i përket vetëm një regjioni të caktuar e jo e gjithë vendit.

Ky është reagimi i AAK – Dega në Deçan: 

Aleanca pë Ardhmërinë e Kosovës në Deçan me vëmendje ka përcjellë politiken qeveritare mbi planifikimin dhe ndarjen buxhetore për investimet kapitale dhe prioritete e Qeverisë së Kosovës.
 
AAK në Deçan është thellësishtë e shqetësuar me diskriminimin e jashtëzakonshëm që po i bëhet komunave të Dukagjinit nga mos përkrahja e Qeverisë së Kosovës.
 
Premtimet e pa numërta të qeverive të Kosovës dhe injorimi i një teritori të tërë është për të ardhur keq.
Kjo deshmon se kjo qeveri është qeveri e regjioneve, e jo qeveri e Kosovës.
 
Lënja anash e tërë rajonit të Dukagjinit tani e sa vite është vëtem një dëshmi se këta qeveritarë nuk udhëheqin Kosovën, nuk e dojnë Republiken e bashkuar, përkundrazi me politiken e planifikimit dhe ndarjës bugjetore po e ndëshkojn hapur një zonë të banuar me mbi 600 mijë shqiptarë.
 
Andaj me të drejtë mundë të pyesim:
A është edhe Dukagjini Kosovë?
Apo vetem kur i meren teritore e i jepen të tjerëve?
 
Apelojmë Qeverinë e Kosovës që përfundimishtë të hjekin dorë nga politikat e gabuara dhe shum të ulëta të diskriminimit në përkrahje zhvillimore të rajonit të Dukagjinit.
 
Qytetaret e kësaj zone kanë të drejtë sikurse gjithë qytetarët dhe zonat tjara të Kosovës, si tatimpagues dhe kontribues në buxhetin shtetrorë, këtë kontribute të i kthehen në investime kapitale dhe projkekte zhvillimore, përndryshe kjo që po ndodh tani, është e pa drejtë, dhe si e tillë dëshmon kjartë se kjo qeveri me logjika primiteve i ka ditët e numëruara.
 
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun i AAK-së në Deçan

Leave a Reply

Your email address will not be published.