Pas deklaratës së kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Serbi, Vladimir Kostiq se Serbia e ka humbur Kosovën de juro dhe de fakto, disa nga politikanët serbë duket se kanë marrë shok nga kjo deklaratë e tij.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin, ka thënë në reagim të deklaratës së Kostiqit se ai nuk e beson këtë, dhe se ende shpreson që kryetari i Akademisë Serbe nuk e ka bërë këtë, duke shtuar se shpreson që kjo të ketë qenë një tallje gazetareske.
“Unë thjesht nuk e besoj se e kam dëgjuar atë. Po më duket shumë e vështirë ta besoj, dhe ende shpresoj se kryetari i Akademisë nuk e ka thënë këtë”, ka thënë Vulin.
Vulin madje ka shkuar edhe më larg, duke thënë se nëse kryetari i Akademisë, pas kaq vitesh funksionimi ka mundur ta thotë këtë, atëherë duhet të bëhet e qartë nëse Kostiq është në pozitën e duhur dhe se a pajtohen akademikët serb me deklaratat e tij.
“Dhe nëse nuk pajtohen me të, së paku do të duhej tupëroheshit me një kryetar të tillë të Akademisë”, ka thënë Vulin.
“Për disa njerëz, duhet të thuhet se Kosova nuk është më në duart tona, as de fakto e as de juro. Druaj se në këto momente, menquria e vetme politike është si të heqim dorë nga Kosova me dinjitet. Kjo duhet të thuhet për disa njerëz”, ka thënë Kostiq gjatë ditës së sotme për Radio Beogradin.
“Kosova nënkupton një pjesë të madhe të bazës kulturore serbe për të cilën duhet të luftojmë dhëmb me dhëmbë, mirëpo gjërat janë të qarta. Ne mund ta gënjejmë veten, por është e qartë se Kosova nuk është më në duart e Serbisë”, ka thënë Kostiq