Lajmet e fundit

Delawie premton mbështetjen e SHBA-së në procesin e kthimit të komuniteteve

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, sot është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. Jevtiq dhe Delawie biseduan për gjendjen politike, kthimin dhe të drejtat e popullit jo-shumicë në Kosovë. Ambasadori premtoi të vazhdojë mbështetjen në procesin e kthimit të komuniteteve.

Gjatë diskutimit, Jevtiq incidentet në Gorazhdec i vlerësoi si shumë alarmante, ndërsa falënderoi USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e kthimit dhe vazhdimin e bashkëpunimit përmes projektit BRIC që zbatohet në pesë Komuna.

“Temat e diskutimit të takimit të sotëm ishte gjendja politike, kthimi dhe të drejtat e popullit jo-shumicë në Kosovë, me theks të veçantë për situatën e sigurisë, të cilën Ministri pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në Gorazhdec dhe Srbobran, i ka vlerësuar si shumë alarmante. Jevtic ka falënderuar për mbështetjen që USAID-i ofron kur është fjala për procesin e kthimit dhe vazhdimin e bashkëpunimit përmes projektit BRIC, i cili ndihmon ne krijimin e mundësive per te kthyerit të cilin e zbaton USAID-i në pesë komuna.Gjatë takimit të sotëm është folur edhe për gjendjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianeve si dhe për projektin e kthimit të romëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, ambasadori Delawie tha se ambasada e SHBA-së në Kosovë do të vazhdojë mbështetjen në procesin e kthimit, ndërsa është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Ambasadori Delavi tha se ambasada e SHBA-së në Kosovë edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë procesin e kthimit, i cili është shumë e rëndësishëm për të gjithë. Ambasadori Amerikan në Kosovë, e ka përshëndetur suksesin e projektit të kthimit të romëve, si dhe që gjithçka është zhvilluar ashtu siç është planifikuar. Z. Delawie gjithashtu shprehu shqetësim kur është fjala për situatën e sigurisë. Zyrtarët në fund të takimit vurën në dukje se edhe në të ardhmen do të punojnë në aktivitetet që do të jenë në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.