Ambasadori i SHBA’ve në Kosovës, Greg Delawie, nuk është treguar i kënaqur me raportin e fundit të Organizatës “Transparency International”, ku vendi ynë është radhitur i 103’i, me 33 pikë, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015.
Megjithatë, Delawie, përmes Twitter, ka shprehur bindje se Kosova mund të bëjë ndryshime pozitive, sa i përket këtij raporti, “Rezultati i raportit antikorrupsion mbetet e pandryshuar në 2015, 33/100. Kosova mund dhe duhet të bëjë më mirë”, ka shkruar ambasadori amerikan derisa ka shpërndarë raportin në Twitter.Express.