Një delegacion i Parlamentit të Zvicrës, ka vizituar sot Kuvendin e Kosovës, për t’u takuar me kryetarët e grupeve parlamentare. Por ata u priten vetëm nga përfaqësues të partive opozitare, nga Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së dhe Visar Ymeri nga Vetëvendosje.
Beqiri ka thënë se në këtë takim shtetin e përfaqësoi opozita duke kritikuar pozitën e cila nuk ishte pjesë e këtij delegacioni pritës
”Realisht, shtetin e përfaqësuam në një mënyrë opozita. Ishte një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Zvicrës dhe ne ishim dy subjekte opozitare. Dy po pak më të lodhëta të Qeverisë. Nuk është çështje e imja që ta komentoj mos prezencën e tyre. Është e qartë që ne jemi në fushatë zgjedhore, por normalisht obligimet tona institucionale, në këtë rast të parlamentit ne i kemi obligim me i kry”, ka thënë ai.
Ndryshe, në këtë takim i cili zgjati, rreth një orë e gjysmë, temë diskutimi ishte bashkëpunimi në të ardhmen në mes deputetëve të parlamentit të Kosovës dhe Zvicrës, angazhimi i institucioneve në mënyrë që Kosovën ta bëjnë një shtet më të zhvilluar, procesi i liberalizimit të vizave, problemet e papunësisë dhe të rinjve të cilët po ikin jashtë.