Lajmet e fundit

Delgado: Në Kubë nuk ka më të burgosur politikë

Prokurori i përgjithshëm i Kubës, Dario Delgado garantoi sot se në ishull nuk ka më të burgosur politikë, por vetëm disidentë të vetëshpallur dhe të mbështetur nga organizata kundërrevolucionare.

“Thuhet shpesh se këtu ka të burgosur politikë. Nuk ka!”, theksoi Delgado gjatë një interviste të publikuar nga e përditshmja shtetërore “Granma” me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë dhjetorit dhe janarit të kaluar, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve me SHBA-në, autoritetet kubaneze kishin liruar 53 persona të konsideruar si të burgosur politikë nga Uashingtoni.

Nga ana tjetër Komisioni Kubanez i të Drejtave të Njeriut dhe i Bashkimit Kombëtar numëron ende rreth 60 të burgosur për shkak të opinionit të tyre në ishull, por organizatat e mëdha si ”Amnesty International” nuk i konfirmojnë këto shifra..,

Leave a Reply

Your email address will not be published.