Lajmet e fundit

Demaçi bën bashkë kundërshtarët politikë

Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë ulur afër njëri-tjetrit sonte në Kinemanë ABC.
I pari kryetar i Kuvendit dhe nënkryetar i PDK-së, ndërsa i dyti kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaqi.

Dikur bashkë në PDK, Veseli dhe Krasniqi tash janë kundërshtarë në politikë. Madje, Krasniqi shpesh në deklaratat e tij akuzon krerët e PDK-së për jotransparencë.

Afër Krasniqit është ulur edhe akademik Rexhep Qosja, ndërkaq të pranishëm ishin edhe zyrtarë të partive tjera e edhe ish-të burgosur politikë.
download

Leave a Reply

Your email address will not be published.