Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së AAK-së në Podujevë, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe vazhdimin e strukturimit dhe zgjërimit me nëndegë të reja.
Koordinatori i degës Fatmir Humolli, njoftoi të pranishmit për largimin e 4 antarëve të Kryesisë të cilët tashmë janë në fazë të zëvendësimi.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Podujevë, tash e 1 muaj është në procesin e reformave dhe strukturimin e saj në të gjitha nëndegët, proces i cili do të permbyllet me kuvendin zgjedhor që do të mbahet së shpejti.
Njoftonë zyra për media nga Selia Qendrore e AAK-së .