Maja e Çakorrit dhe ajo e Zhlepit konsiderohen si dy pika strategjike në ndarjen e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një hulumtim të bërë për Gazetën Tribuna thotë se këto dy pika, NATO-ja patjetër dëshiron që t’i ketë nën ombrellën e saj për shkak të rëndësisë strategjike.
Ai ka bindjen se dy këto pika mund të jenë edhe si shpërblime për Malin e Zi për bashkëpunimin që ka treguar në njohjen e Kosovës dhe përkrahjen e vazhdueshme.
“Ne duhet të jemi shumë vigjilent, që ato dy pika të mos na shkojnë pa kontroll tonin, në kuptimin që bashkarisht me NATO-në përfaqësuesi jonë të bisedoj dhe ta kemi një përfaqësues të ushtrisë apo Ministrisë së Mbrojtjes”, thotë Shala.
Më poshtë mund të lexoni hulumtimin e plotë të Drizan Shalës, shkruar për Gazetën Tribuna
Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të bjeshkës së Kopaonikut (pasuritë nëntokësore, pikë strategjike dhe Telekomunikuese, etj), kërkesave të Serbisë për ndryshimin e kufirit, qasjen e ndryshme ndaj serbëve që jetojnë në pjesën Veriore dhe atyre në brendësi të Republikës së Kosovës, në prapavijë qëllimi i Serbisë mund të jetë ndryshimi i vijës kufitare. Kur ka ndonjë interes strategjik Serbia (Rusia) nuk lëshon pe lehtë.
Foto të vijës kufitare dhe pozitës së qendrës Telekomunikuese dhe Radarëve
Se mund të ketë probleme me përcaktimin e vijës kufitare si analogji mund të merret përcaktimi i vijës kufitare në pikën strategjike Prevlaka të Boka e Kotorrit, në mes të Kroacisë dhe pjesës së mbetur të Jugosllavisë. Ka qenë e involvuar edhe OKB-ja me misionin UNMOP.
Në mënyrë të heshtur në prapavijë, pa e shpreh qëllimin e vërtet Serbia tenton të përfitoj.
Në vitin 2008 shefi i shtabit të ushtrisë Serbe Gjeneral-Nënkolonel Zdravko Ponosh ka vizituar SHBA-të dhe aty ka bërë kërkesën që maja e Kopaonikut ti takojë Serbisë, dhe të lejohet instalimi i Radarëve.
Gjatë bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s në vitin 1999, objekti i parë i sulmuar dhe shkatërruar është Baza ushtarake në Kopaonik.
Pozita gjeografike: Kopaoniku si masiv malor shtrihet nga jugperëndimi deri në juglindje të Serbisë në gjatësi deri 40 kilometra. Maja më e lartë është Pancicev vrh me 2017 metra lartësi mbidetare ( Kjo është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës). Në këtë pikë gjendet edhe qendra Telekomunikuese dhe e Radarëve.
Koordinatat: 43° 15′ 15″N , 20° 46′ 13″ E, 2017 m.
Në bazë të të dhënave kadastrale Pancicev vrh si dhe gjithë baza ushtarake i takojnë njësisë kadastrale Guvnishte, KK Leposaviq, që kufizohet me njësinë kadastrale Shibacina, KK Rashka.
Baza ushtarake në Kopaonik: Ka qenë qendër ushtarake Telekomunikuese dhe Radar me rreze të gjatë veprimi për nevojat e ushtrisë Jugosllave, si dhe radar për kontrollimin e fluturimeve. Ky objekt ka edhe pjesën nëntokësore, me dhoma operative dhe tunele. Kjo pozitë ka mundësi të jashtëzakonshme vëzhgimi në të gjitha drejtimet, dhe është pozita më e mire e vëzhgimit në Ballkan.
Konfiguracioni Kosove-Maqedoni –Shqipëri
Pasi që Radarët konsumojnë energji të madhe, përveç rrjetit elektrik aty kanë qenë të instaluar edhe gjeneratorë me fuqi mbi 250këat. Gjatë kohës së bombardimeve me 1999, infrastuktura në siperfaqe ka qenë e shktërruar tërsisht, ndërsa pjesa nëntokësore ka mbetë e paprekur.
Aty ka qenë edhe Transmetuesi Televiziv, qendra Telekomunikuese, qendra meteorologjike etj.
Kjo pozitë është e përshtatshme për instalimin e pajisjeve të përgjimit si dhe ato që shkaktojnë pengesa në të gjithë spektrin e Telekomunikacionit : Radio, TV, Radiolidhje, GSM etj.
Pozita gjeografike e kësaj baze ushtarake mundëson që të ketë vëzhgim me Radar (modeli Marconiju S-600) me rreze 400km, ne drejtim të lindjes së mesme dhe atë të Mesdheut.
Kupola e radarëve është mbrojtja e tyre nga kushtet atmosferike, dhe është rezistente nga era me shpejtësi deri 200km/h.
Nga kontrollimi dhe mbrojtja e hapësirës ajrore, transiti i aviacionit civil ka edhe përfitime të mëdha materiale.
Vrojtim Mesdhe-Lindje e Mesme
Njësia ‘VOJIN’ – (Vazdusno Osmatranje, Javljanje i Navodjenja), Vëzhgimi ajror, Alarmimi dhe Dirigjim. Ushtria Serbe ka dy batalione VOJIN.
Në ish Jugosllavi sistemi VOJIN ka qenë i bazuar në punën e qendrave Ljubljanski vrh, Pljesevice, Jahorina, Kopaonik dhe Golesh
Destinimi dhe detyrat e njësisë VOJIN, janë vëzhgimi i pandërprerë me radar i hapsirës ajrore, zbulimi dhe përcjellja e caqeve në hapësirën ajrore, mbështetja me radar e aviacionit luftarak, mbrojtjes kundërajrore, si dhe informimi i njësive për gjendjen në hapësirën ajrore. Angazhohen edhe për përcjelljen e situatës radiologjike dhe meteorologjike. Pajisjet teknike elektronike që posedon kjo njësi janë: Pajisjet e radarëve, pajisjet për përpunumin, paraqitjen dhe bartjen e të dhënave( pajisjet kompjuterike)
Si përfundim nga fotot shihet se, me apo pa bekimin e KFOR-it në këtë bazë ushtarake ka aktivitet dhe rindërtim të infrastrukturës mbitokësor që është shkatërruar në vitin 1999. Kupola e bardhe është mbështjellësi i radarit.
Baza ushtarake e rindërtuar 2010 Radari i shkatërruar 1999
Serbia në emër të “interesit të përbashkët për regjionin”, ka kërkesa të vazhdueshme ndaj SHBA-së, për kthimin e radarëve në bazën ushtarake në Kopaonik.
Fakt është se kjo bazë gjendet në territorin e Republikës së Kosovës.
Dhe si pasojë e veprimit të Politikes Ruse në Ballkan, NATO-ja ka shpreh në mënyrë të heshtur interesat e saja në dy pikat që i potencova më lartë të cilat do kishin me u përdor si kundërpërgjigje ndaj prezencës të ushtrisë Serbe (Rusisë) në Kosovë dhe Ballkan dhe të përdoret në aspektin e përgjimeve të ndryshme.