Lajmet e fundit
Demarkacioni me Malin e Zi, hartat dhe kontestimet

Demarkacioni me Malin e Zi, hartat dhe kontestimet

Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, si një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit drejt BE-së, tashmë është nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015). Por, ndërsa nga opinioni malazias lajmi për këtë është mirëpritur, në Kosovë ka shkaktuar shqetësime shtesë, si një tkurrje e re e territorit të Republikës, padrejtësi e radhës.

Ndërsa institucionet e vendit ende nuk i kanë për publike dokumentet e as procedurat rreth kësaj marrëveshjeje që duhet të ketë rëndësi historike.

Në raportet mbi negociatat (të filluara në nëntor të vitit 2012) rreth përcaktimit të kufirit shtetëror me Kosovën në veçanti përmenden mospajtimet e Komisionit të Kosovës për vijën kufitare në segmentin e Haxhajve të Rugovës dhe të Kullës, për të cilat edhe opinioni kundërshtues i demarkacionit në Kosovë ka vërejtje. Pala malazeze disa herësh i ka prezantuar dhe propozuar Komisionit të Kosovës harmonizimin e segmenteve kufitare të diskutueshme në bazë të vijës kufitare të vitit 1929, 1952 e 1974, sipas tij – në të gjitha këto vite identike, si argument për validiteti, ky i fundit kërkonte kohë për të analizuar situatën, duke theksuar se kishte hyrje në territorin e Kosovës të njohur me kufijtë kushtetues të vitit 1974.

Pala malazeze ndërkohë për territorin nga Çakorri deri afër Kuqishtës, ku kontestohej kufiri nga pala e Kosovës, konfirmoi pronësinë e 34 familjeve shtetase të Kosovës, por që si territor i përket Malit të Zi.

Pronarë tokash të shtetasve të Kosovës që shtrihen në territorin e Malit të Zi në fakt ka edhe në segmente të tjera të kufirit midis dy vendeve. Por, çështja e pronësisë rregullohet me marrëveshje të tjera.

Përfundimisht në bazë të dokumentacionit kadastral të të dy palëve dhe dokumentacionit tjetër përkatës përcaktohen kufijtë mes dy vendeve, që rezultoi me Marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë nga përfaqësues të autorizuar të të dy vendeve.

Koha.net ka në dispozicion edhe hartat mbi kufirin mes dy shteteve, të cilat flasin me gjuhën e vet.

I tërë kufiri shtetërore në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës (në gjatësi 75.6 kilometra) është vijëzuar në gjashtë harta topografike, në përputhje me dokumentacionin kadastral, me koordinatat e pikave ndarëse kufitare që nga trekufiri Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, deri në trekufirin Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.