Lajmet e fundit

Demokratët serbë hyjnë në zgjedhje me premtimin për mbrojtjen e Kosovës

Bordi Drejtues i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) ka miratuar një platformë parazgjedhore me 10 pika të titulluar “Vendi i Lirisë dhe i së Drejtës”.

Si pikë e parë e kësaj platforme është “mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit përmes forcimit të potencialeve, të cilat do të jenë të fokusuara në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë”, transmeton Koha.net raportimin e “Fonet”.

Më tej kjo parti ka pika që kanë të bëjnë me ekonominë dhe sektorët tjerë të funksionimit të shtetit por duke pas edhe një premtim të veçantë, atë të ndaljes së ikjes së mëtutjeshme të popullsisë, ngaqë Serbia çdo ditë e më shumë po humb popullsi.

Kjo parti udhëhiqet nga Bojan Pajtiq, i cili është president i Qeverisë së Vojvodinës dhe ka pothuajse dy vite që është në krye të Partisë Demokratike të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.