Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30 vite burg Fatmir Mekrizvanin, i akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij dy vjet më parë
Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2014. Xhoana Mekrizvani, 17 vjeç, nga Rrila e Lezhës, e denoncoi të atin për përdhunim, ndërsa një ditë më pas u vetëhelmua me fostoksinë.
Gjykata e ka shpallur sot fajtor Mekrizvanin për dhunë seksuale ndaj të bijës.
Në kohën kur ndodhi ngjarja, familjarët thanë se ajo që vajza kishte deklaruar në polici nuk ishte e vërtetë. Ndërsa vajza i ka dhënë fund jetës dy ditë më pas./shekulli