Akte dhune nga emigrantët, të ngjashme me ato në Gjermani, janë shënuar natën e ndërrimit të viteve edhe në qytete të tjera europiane.
Denoncime për dhunë seksuale të ushtruar në gjatë festimeve janë regjistruar në Helsinki.
Sipas policisë, rreth 1 mijë emigrantë me origjinë irakiane kanë ngacmuar seksualisht femrat në stacionin qëndror të trenit.
Denoncime të ngjashme janë regjistruar edhe në Salcburg të Austrisë e Zyrih të Zvicrës.
Nisur nga këto raste, Kryeministri sllovak Robert Fico deklaroi se vendi i tij nuk do të pranojë më refugjatë myslimanë.