Një vajzë e mitur në Shkodër ka denoncuar një djalë për abuzim seksual. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për 24-vjeçarin F.G., banues në Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, banuese në Bogë. 16- vjeçarja fillimisht ka bërë denoncim në polici për të riun, duke thënë së është abuzuar seksualisht nga F.G.
Por më pas ajo ka ndryshuar dëshminë duke thënë se dy të rinjtë kishin pasur lidhje mes tyre dhe se gjithçka ka qenë me dëshirë. Gjithsesi lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme./Shekulli