Lajmet e fundit
Deputetë turq u rrahën me çekan

Deputetë turq u rrahën me çekan

turq deputtPesë deputetët turq janë lënduar sot gjatë rrahjes që ka ndodhur në Parlamentin e Turqisë.
Siç njoftojnë medie turke, gjatë rrahjes kanë fluturuar karrige, e deputetët njëri-tjetrin e goditnin me çekanë dhe me zilet me të cilat gjatë mbledhjeve shërbehet kryetari i Kuvendit.
Rrahja filloi pasi deputetët nga radhët e opozitës u përpoqën ta shtynin fillimin e debatit për propozim ligjin për siguri i cili policisë u jep kompetenca më të mëdha gjatë bastisjeve dhe arrestimeve.
Deputetët u rrahën gjatë një mbledhjeje të mbyllur kur deputetë opozitarë u përpoqën të pengonin miratimin e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.