Pas një debati 9 orësh me kritika të shumta nga opozita dhe pozita, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike.
I gjithë debati ishte kundër dhe pro nenit që i jep kompetencë që për asetet e ndërmarrjeve publike të kenë kompetenca edhe komunat.
Për propozimin kanë votuar 48 deputetë, kundër 22 dhe 1 abstenim. Para se të votohet në seancë është zhvilluar një debat ku deputetët nga opozita kanë kundërshtuar këtë projektligj, ndërsa ata të pozitës për.
Rexhep Selimi nga Vetëvendosje kërkoi që ligji për Trepçën të vjen sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës dhe të mos lejoj që Trepça të bëhet pjesë e dialogut në Bruksel.