Pas reagimit të ashpër të analistit Petrit Zogaj për idenë e nismës së disa deputetëve për shpalljen e Vetëvendosjes si subjekt politik të jashtëligjshme, i cili këtë e quajti çmenduri, atij i ka reaguar ashpër edhe deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta.
Meta i ka thënë analistit Zogaj që të mos gjykoj me llafe, sipas tij, të kafeve. “Menjëherë, mbi këto kopalla, po ja fut komentin e etiketën të gjithëve!”, ka replikuar Meta.
Madje, deputeti i LDK-së ka ironizuar me Zogajn, duke i sugjeruar që të lëjë ndonjë gjë, që ka dëgjuar poshtë e përpjetë pa e komentuar. Derisa Zogaj i ka sugjeruar deputetit, që ta ruaj qetësinë.
Indeksonline ka raportuar më herët për këtë nismë, për të cilën kemi mësuar nga kolegë deputetë të Bardhyl Metës, sipas të cilëve po diskutohet edhe kjo si mundësi për t”i treguar publikut edhe juridikisht se Lëvizja Vetëvendosje është subjekt që po bën përpjekje anarkiste, që po përdorë dhunë për qëllime politike dhe po e promovon gjuhën e urrejtjes dhe racizmit në shoqërinë kosovare