AAK’ja në Therandë mbajti takimin përmbyllës të vitit , kështu e konfirmojë Kryetari i kësaj dege një herit edhe Deputeti Bali Muharremaj i cili theksoj se Qeverisja si ajo Lokale si Qëndrore ja kanë humbë Rinisë shpersën prandaj po ikin nga vendi. Ne jemi këtu me ndërtu vendin dhe bashkë do t’ia arrijmë.
- Për më shumë redaksia Kosovanews ju sjellë shkrimin e plotë të postuar në llogarin e Deputetit Bali Muharremaj :
Në takimin përmbylles për vitin 2015, sot u takova me struktura të AAK-së Dega në Therandë, e gjithashtu të pranishëm ishin edhe gazetarë, për të cilët shprehë falenderim për bashkpunimin deri më tani.
I pranishëm në këtë koktej rasti ishte edhe Sekretari organizativ në nivel qëndror z. Blerim Kuçi i cili i përshëndeti të pranishmit.
Ky vit i cili po përfundon pati shumë sfida e shumë përpjekje te cilat me angazhimin e juaj i ndalëm projektet më të dëmshme për vendin.
Viti i cili po vjen, kërkon prej nesh angazhim më të madh dhe më serioz, për ti dhënë shpresë këtij vendi.
Qeverisja si ajo Lokale si Qëndrore ja kanë humbë Rinisë shpersën prandaj po ikin nga vendi. Ne jemi këtu me ndërtu vendin dhe bashkë do t’ia arrijmë.
Me familjet tona ne kemi shpresë se ky vend funksionon. Me familjet tona ne gëzojme, festojmë, shpresojmë dhe punojmë.
Gëzuar dhe suksese