Lajmet e fundit

Deputeti i Listës Serbe Rashic përkrah Thaçin për President

Përderisa Lista Serbe ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar nëse a përkrahin apo jo, Hashim Thaçin për President të Kosovës, deputeti i kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashic, ka thënë se Hashim Thaçi pavarësisht gabimeve që ka bërë, mund të zgjidhet President.

Zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga partitë opozitare, sipas Rashiq, do të ishin në favor të PDK’së, pas zgjedhjes së Thaçit president.

Anëtari i Listës Serbe ka kritikuar dhunën e përdorur nga opozita. Sipas tij, dhuna nuk është zgjidhje e problemeve por duhet kompromis mes dyja palëve.

Rashiq e sheh si një tendencë nga ana e Qeverisë, mos dërgimin në kohë të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese./Gazeta Tribuna

Leave a Reply

Your email address will not be published.