Një deputet laburist në Britaninë e Madhe është para një furtune të madhe mediatike.
Simon Danzcuk, 49 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ka flirtuar dhe ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare që kishte shkuar të kërkonte punë tek ai.
Ai i ka thënë asaj se është i ngacmuar dhe e ka pyetur nëse donte ca dacka prapanicës.
Policia tashmë ka nisur hetimet, duke qenë se vajza është një vit më e vogël se sa mosha kur lejohet ligjërisht seksi.
Danzcuk ka qenë i martuar me atë që njihet si mbretëresha e selfie-ve, Karen Danzcuk, 32 vjeç, ndërsa në fillim të javës e la edhe e dashura e re, Claire Hamilton, e cila ka mësuar për skandalin.
49-vjeçari kishte shkëmbyer një sërë mesazhesh me adoleshenten, të cilat tashmë janë bërë publike.