Lajmet e fundit

Deputeti që ngacmoi të miturën: Femrat e reja i kam pikë të dobët

Deputeti laburist në Britani të Madhe, Simon Danczuk, për mesazhet me tekste jo adekuate të dërguara një të miture ka thënë se ato i ka dërguar i dehur, por edhe se vajzat e reja i ka “pikë të dobët”, shkruan The Guardian, përcjellë Klan Kosova.

49 vjeçari këto komente i ka bërë për gazetën Sun, e cila natën e vitit të ri kishte raportuar se ai i ka dërguar disa mesazhe me përmbajtje eksplicite një 17 vjeçareje e quajtur Sophena Houlihan, pasi ajo i kishte kërkuar punë në zyrën e tij.

Laburistët menjëherë e kanë përjashtuar deputetin derisa të zbardhet rasti për të cilin kanë filluar hetimet.

Zëdhënësi i partisë tha se “sekretari i përgjithshëm e ka përjashtuar Simon Danczuk nga partia, derisa të hetohet se çfarë realisht ka ndodhur”

Në mesazhet që deputeti i kishte dërguar të miturës thuhej se ai është “i eksituar” dhe e kishte pyetur atë nëse ajo donte “paralojë”.

Ai ka deklaruar më pas se kur i dërgoi mesazhet ishte i dehur.

“Femrat e reja janë thembra e Akilit për mua”, pohoi Danczuk të dielën.

“Gruaja ime e parë ishte 10 vjet më e re se unë, e dyta ishte 17 vjet më e re se unë, kurse e dashura ime e fundit është, po ashtu 17 vjet më e re se unë. Disave ju pëlqejnë femrat më të vjetra, disave më të reja, disave zeshkane e të tjerëve biondina, s’ke ç’i bën”.

“Unë kam problem edhe me alkoolin dhe ai ishte shtysa ime kryesore përse i dërgova ato mesazhe. Kam vizituar edhe mjekun the ai më ka thënë të ndaloj pijen para gjashtë muajsh. Ndjehem jashtëzakonisht keq për çfarë ka ndodhur dhe e di se çfarë më pret”.

“Jam shumë i turpëruar që u tregova kaq idiot. Më vjen keq që kam zhgënjyer familjen time dhe veç kam filluar të frikësohem se djemtë e mijë kur të rritën do ta kuptojnë se çfarë kam bërë”.

Simon Danczuk është një deputet shumë i angazhuar pikërisht kundër pedofilisë dhe ka qenë udhëheqës i disa kampanjave me luftimin e këtij fenomeni në Britani, njofton Klan Kosova.

simon2

deputeti32

Leave a Reply

Your email address will not be published.