Lajmet e fundit

Deputetja e NISMA’s urdhëron Ministrat: Mos folni për protestën

Bajrami ka shkruar se ministrat kanë “mashtruar” qytetarët me premtimet e tyre, andaj sipas saj, ata nuk duhet të deklarohen për protestën e opozitës, raporton KOSOVANEWS

Lexoni të plotë postimin e Bajramit:

Dje gjatë ditës shumë ministra nga kabineti i qeverisë jolegjitime u deklaruan për protestën e opozitës. Unë kam një pyetje për ta, ju që i premtuat qytetarëve se viti që lamë pas do të jetë viti i lëvizjes së lirë, pse mashtruat dhe vazhdoni të gënjeni e mashtroni?

Ju që vazhdimisht thatë se do të përmirësoni gjendjen e sistemit shëndetësor në Kosovë, ju jo që nuk mbajtët premtimet por ju e thelluat krizën edhe më shumë, njëri duke mos ditur dhe mundur t’i ndal bashkpartiakët të përfshirë në krim të organizuar dhe tjetri po ashtu skandal pas skandali në shëndetësi, jemi në fillim vit dhe as që flitet për sigurime shëndetësore e ku është dashur të fillon qysh vitin e kaluar edhe një mashtrim me qytetarët, dhe tjetri i cili po thotë që ka bërë rritjen e pensioneve është me të vërtete turp të luhet me qytetarët të cilët kanë kontribu me dekada që ne sot të jemi të lirë dhe nuk e meritojnë ata të selektohen ashtu siç e keni bërë ju kinse keni bërë rritje të pensioneve.

Andaj, po ju lus mos dilni me deklarime skandaloze dhe mashtruese sepse dje e patët paralajmërimin se qytetarët e Kosovës nuk lejojmë të qeverisen nga njerëz që së pari janë shkelës të Kushtetutës por edhe gënjeshtar dhe mashtrues. Kurseni popullin nga deklatara plot mashtrime. Koha e juaj ka ec andaj ecni edhe ju. ‪#‎DORËHEQJE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.