Lajmet e fundit

Deputetja Haxhiu i kundërpërgjigjet ambasadorit amerikan!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan, Greg Delaëie i cili ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk do të ketë zgjedhje deri më 2018. Haxhiu në një shënim në Facebook ka thënë se ambasadori me siguri e di se kush do t’i fitoj zgjedhjet nëse do të mbaheshin tash.

Sipas Haxhiut është koha e fundit kur edhe ambasadoret t’i kuptojnë shqetësimet e qytetarëve të Republikës në lidhje me marrëveshjet e dëmshme.

Reagimi i plotë i saj:

Ambasadori Greg Delaëie sërish paska thënë se Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ani pse Gjykata Kushtetuese ka thënë se plotë 23 nene shkelen me marrëveshjen për “Zajednicën”. Thënë të drejtën nuk jam e sigurt nëse e kemi lexuar të njëjtin aktgjykim, përndryshe nuk ka se si shpjegohet këmbngulësia e padrejtë e tij!

Ambasadori Delaëie poashtu paska thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018.

Me siguri se i njëjti është në dijeni se kush i fiton zgjedhjet dhe sa përqindje marrin!!!

Është koha e fundit kur edhe ambasadoret t’i kuptojnë shqetësimet e qytetarëve të Republikës në lidhje me marrëveshjet e dëmshme. Rreshtimi përkrah të korruptuarve e të shantazhuarve (Mustafës dhe Thaçit) nuk i bën nderë as Republikës as qytetarëve.

Qytetarët më 9 janar do ta vendosin përcaktimin e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published.