Lajmet e fundit

Deputetja shiptare në parlamentin kroat premton më shumë të drejta për shqiptarët

Kroacia ka konstituuar dje Kuvendin pas zgjedhjeve të fundit.Për herë të parë, në Kuvendin e Kroacisë është edhe deputetja shqiptare Ermina Leka Perlaskaj.
Në një intervistë për RTK-në, ajo ka deklaruar se “qëllimi i shqiptarëve në Kroaci është t’i bëjnë të njohura kërkesat e tyre në nivel më të lartë”.

“Është ndjenjë e veçantë jo vetëm për mua por për gjithë komunitetin shqiptar në Kroaci sepse kemi treguar një pjekuri politike të integrohemi në shoqërinë kroate. Sot është dita e parë që unë filloj si deputete. Qëllimi ynë ka qenë që të jemi pjesë e shoqërisë integruese kroate dhe t’i bëjmë kërkesat tona të njohura në nivel më të lartë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.