Procesi gjyqesore asht fund e krye politik, e kemi thane disa here, tha nenkryetarja e Kuvendit Aida Derguti, ne nji lidhje telefonike per emisionin Rrokum Roll.
Nuk i zihet bese me qendrue asnji minute ne krye te ketij vendi.
Ne fillim kemi mendue se nuk e kane dite cka shkakton kjo marreveshje, por tash qe edhe mbas vendimit te Kushtetueses po e mbrojne kete marreveshje, ata bahen kriminel te vetedijshem qe duen me rrenue Republiken e rendin Kushtetues.
“Nuk ka ma dileme qe kjo marreveshje asht antikushtetuese”, tha Derguti.
Simbas saj, Mustafa me formen qe ka ardh ne krye te LDK’s dhe zgjedhjen e PDK’s si pjese e koalicionit, nuk ka ma vend me u kthy ne partine e tij, dhe me cdo kusht po don me qendrue ne postin e Kryeministrit.
“Prandaj zotni Thaci nuk e paraqet figuren e unitetit”, tha Derguti lidhun me deklaraten e Thacit se partite opozitare jane parti te vogla dhe te frustrueme per pushtet.
Edhe njihere, Derguti perseriti qendrimin e opozites, tue thane se 9 Kallnori asht fundi i kesaj Qeverie.
“Besoj qe qytetaret e Kosoves si asnjihere ma pare jane vetedijesue per damet e dy marreveshjeve, e ky asht suksesi ma i madh i opozites”, tha Derguti.
E pyetun pse asht e bindun qe protesta e 9 Kallnorit ka me qene masive, Derguti tha “ne baze te thirrjeve e shkrimeve qe po me bahen nga njerez te ndryshem, te cilet thone se kane me ardh me familje, per ate jam e bindun qe ka me qene masive”, sqaroi derguti
“Jam shume entuziaste per me marre pjese por kete ka me vendose Levizja Vetevendosje”, tha Derguti ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a ka me marre pjese ne protesten e 9 Kallnorit.