Pozita po e përjashton Opozitën njëjtë sikur ka bërë dikur udhëheqësi i nazistëve gjermanë, Adolf Hitler, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Situata nuk është normale në këtë vend, krejt kjo për shkak të një personi, e ai është kryeministri Isa Mustafa”.
“Sot e një 20 vjet e shohim si është Bosnja, pra futja e Serbisë përbrenda, përmes Zajednicës ka për qëllim bllokimin, e kështu nuk mund të shkohet përpara”, ka thënë Dërguti.