Të ftuar në emisionin Info Magazine, janë analisti Bajrush Morina si dhe avokati Tomë Gashi.
Me të ftuarit është duke u diskutuar për protestën e opozitës mbajtur më 9 janar.
Gashi është shprehur se ai ka qenë pjesë e protestës dhe kjo gjë nuk duhet të shikohet si heroizëm.
“Është vërtetuar që unë i kam mbajtur fjalët, sepse në disa mediume unë kam deklaruar se nuk duhet të jesh hero kombëtar që të jesh pjesë në protesta, e unë prej kur e mbaj vetën më mend kam qenë pjesë e protestave të drejta”.
Kurse për fjalët se ai është duke kaluar nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosje, Gashi ka thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi.
“Ne nuk jemi të kurorëzuar, as me Albin Kurtin e as më Hashim Thaçin, unë kam qenë këshilltar i Thaçit e kur kam qenë unë këshilltar ai ka qenë në mandatin e parë e atëherë kanë qenë punët shumë mirë e madje ai arriti që ta shpallë pavarësinë”.
Gashi më pas ka shtuar se ai gjithmonë është pajtuar me Albin Kurtin.
“Deri më sot nuk kam gjetë asgjë që ka deklaruar Albin Kurti e që unë nuk kam qenë me të”.
“Bashkimin Kombëtar besoj që nuk ekziston asnjë shqiptar që e kundërshton”.
Ai ka treguar edhe arsyet pse ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga opozita.
“Pse kam dal në protestë janë një milionë arsye, por dy më të mëdhaja janë kundër Zajednicës dhe Demarkacionit”.