Lajmet e fundit

Dëshiron të luaj në Real, për të përmbushur premtimin që ia bëri gjyshit

gjyshiSulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang, po kalon sezonin e karrierës. 26 vjeçari ka arritur që për skuadrën nga Signal Iduna Park, të shënoi 30 gola në 32 paraqitje.
Reprezentuesi i Gabonit, i cili është cak i shumë skuadrave të njohura evropiane, duke folur për francezen L’Equipe këtë fundjavë, zbuloi se ëndërron të luaj për Real Madridin, për të përmbushur një premtim që i kishte bërë gjyshit.
Gjyshi i Aubameyang, tash i ndjerë, ishte një spanjoll dhe tifoz i Real Madridit.
“Ëndrra e fëmijërisë time është që të luaj për Real Madridin. I premtova gjyshit tim, i cili ishte nga Avila, diku rreth 110 kilometra nga Madridi, që do të luaj atje. Ta realizoj atë nuk do të jetë e lehtë, por është gjithmonë në mendjen time”, deklaroi Aubameyang.
“Unë kam parë shumë video të Hugo Sanchezit kur isha fëmijë, rrotullimet që i bëjë duke festuar një gol, janë homazhe për të”, shtoi sulmuesi i Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.