Lajmet e fundit

“Dëshmitari A”: Milaim Zeka, njeri i ligë dhe i pabesë

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është duke vazhduar seanca kundër gazetarit Milaim Zeka.
Për momentin Zeka është duke u përballur me “Dëshmitarin A”, i cili edhe e ka akuzuar Zekën për incizim të rrejshëm.

“Dëshmitari A” e ka quajtur gazetarin Milaim Zeka njeri të lig, para gjykatës.

Ai ka thënë se Zeka e ka incizuar me telefon bisedën mes tyre në restorant Dibra, para se ai te ishte dëshmitar në rastin Drenica.

Sipas dëshmitarit A, Zeka i ka thënë në besë se nuk është duke incizuar bisedën, dhe për këtë mendon se Zeka është njeri i lig dhe i pabesë, raporton Gazeta Express.

Kjo sipas dëshmitarit A është arsyeja e vetme pse ai e ka quajtur Zekën ashtu.

Dëshmitari A e ka pranuar se nuk ka dëshiruar të jetë dëshmitar në rastin e Zekës, pasi mjaftueshëm e ka ekspozuar veten dhe familjen e tij dhe se nuk dëshironte të merrte pjesë në raste tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.