Pak javë më parë Ryva Kajtazi dha lajmin se është shtatzënë.
Fëmija i parë si fryt i dashurisë së këngëtares me bashkëshortin Fidanin, pritej të vinte në jetë gjatë gjysmës së parë të vitit 2016.
Mirëpo fatkeqësisht, gjërat nuk kanë shkuar ashtu si mendoheshin.
Shtatzënia e këngëtares është ndërprerë ditëve të fundit nga siç merr vesh Prive, një abort spontan.
Shpresojmë se kjo ngjarje e hidhur të harrohet sa më shpejt që është e mundur dhe ky vit të jetë i mbushur përplot me sukses për Ryvën.