Mijëra shqiptarë kanë që kanë pritur sot të shikojnë ndeshjen historike në futboll në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë ngelur të zhgënjyer, pasi këtë RTK nuk ka arritur t’ua mundësojë këtë edhe pse kishte paralajmëruar se do të bënte transmetim live.
Kombëtarja e Shqipërisë, ka ardhur në Prishtinë për të respektuar tifozët shqiptarë nga Kosova për përkrahjen që i dhanë asaj gjatë fazës eliminatore për në kampionatin evropian në futboll France 2016. /lajmi.net