Është dhënë premierë seria e katërt e sezonit të 36-të, “Alarm Fur Cobra 11”, në televizionin e njohur gjerman, RTL
E veçanta e kësaj serie është pjesëmarrja e aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani.
Në “Alarm Fur Cobra 11”, Destani do të jetë prezent vetëm në këtë seri dhe në të flet edhe në gjuhën shqipe. Disa pjesë të filmit janë xhiruar në Tiranë dhe në Elbasan.
Destani ishte temë kryesore e medieve rozë në vend të mërkurën, pasi në premierën e filmit në Gjermani, kishte marrë edhe prindërit mbi tepihun e kuq.
“Alarm Fur Cobra” është shumë i suksesshëm edhe jashtë Gjermanisë.