Lajmet e fundit

Dha dorëheqje kryeministri i Gjeorgjisë

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, sot ka dhënë dorëheqje nga ky post, duke thënë se më tutje do të mbetetet’’besnik ushtarak i atdheut”.

“Unë e kam marrë një vendim sot, që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit. Unë nga ky pozicion do të tërhiqem sot por do të mbetem një besnik ushtarak i atdheut tim”, ka thënë  Garibashvili gjatë një fjalimi televiziv.

Ai ka shtuar se me dorëheqjen e tij, dëshiron që të jap një shembull tek brezi i ri.

Garibashvili, ishte emëruar në krye të qeverisë në nëntor të 2013-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.