Në qytetin e Prizrenit, protestuesit e opozitës veç kanë filluar që të grumbullohen në mënyrë që të bashkëngjiten në protestën e sotme që do të nis në ora 14:00.
Janë dhjetë autobusë që tashmë janë të gatshëm dhe katër minibusë që do të transportojnë këta protestues.
Gjithashtu raportohet se në qytetin e Gjakovës protestuesit janë duke u nisur për Prishtinë, në mënyrë që të bashkëngjiten në protestën e sotme që do të nis në orën 14:00.
Janë gjithsej nëntë autobusë që do të transportojnë protestuesit. /klankosova/