Lajmet e fundit

Dhjetë parashikimet e Nostradamus-it për vitin 2016

Michel de Nostredame, që më mirë është i njohur si Nostradamus, ka qenë filozof francez i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, që kishte parashikuar disa ngjarje tragjike të historisë, përfshirë këtu edhe vrasjen e vëllezërve Kennedy, shfaqjen e Hitler-it, mposhtjen e Napoleon-it dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Ai kishte studiuar astrologjinë dhe disa shkenca të tjera ‘magjike’, të cilat i ka përdorur për ta parashikuar të ardhmen. Më poshtë Gazeta Kosova Sot Online ua sjellë dhjetë parashikimet e Nostradamus-it për vitin 2016

Obama: Presidenti i fundit

Nostradamus-i kishte parashikuar që Obama do të fitonte në zgjedhjet e vitit 2012, mirëpo ai gjithashtu kishte parashikuar se zotëri Barack Obama do të ishte presidenti i fundit i Amerikës. A do të thotë kjo se ka ardhur koha që SHBA-ja t’ia dorëzojë stafetën një vendi tjetër? Cili vend do të jetë superfuqi botërore në të ardhmen? Asgjë nuk është e sigurt!

Kushtet e tmerrshme atmosferike

Në shkrimet e tij, Nostradamus-i kishte përmendur përkeqësim të kushteve atmosferike dhe rritje të intensitetit të katastrofave natyrore gjatë vitit 2016. Në fakt, sa i përket këtij parashikimi, vetëm se kanë filluar të vërehen ndryshimet klimatike, edhe gjatë vitit që po lëmë pas.

Renditja e çuditshme planetare

Nostradamus-i ka përmendur edhe renditjen e pazakontë planetare dhe ndryshime të tjera astronomike, që do të shkaktonin katastrofa masive në tokë. Lë të shpresojmë që nuk bëhet fjalë për ndonjë tërmet apo cunami me pasoja katastrofale.

Djegia e Lindjes së Mesme

Sipas parashikimeve të Nostradamus-it për vitin 2016, nafta në shtetet e Gjirit në Lindjen e Mesme do të digjet. Në fakt, një pjesë e kësaj ka kohë që ka filluar.

Shpërthime në Lindjen e Mesme

Shumë shpërthime do të ngjajnë në Lindjen e Mesme dhe Nostradamus-i kishte parashikuar që aeroplanët do të binin nga qielli në vitin 2016. Gjatë katër vjetëve të fundit, ky regjion ka qenë fushëbetejë e një sërë luftërash. Pranvera Arabe ka intensifikuar luftërat civile në më shumë se dhjetë shtete, përfshirë këtu Tunizinë, Egjiptin, Somalinë, Libinë dhe më së shumti, Sirinë. Deri më tani ne veçse kemi parë një sërë shpërthimesh e rrëzime aeroplanësh në këtë zonë.

Fundi i botës

Nostradamus-i ka bërë një parashikim me dykuptimësi, duke aluduar në atë që pushtimi i Irakut dhe lufta e atjeshme ka qenë shenja e parë e madhe që botës, në të cilën jetojmë, po i vinte fundit. Mirëpo, deri më sot ka pasur aq shumë parashikime në këtë aspekt, sidomos nga civilizimi Maja, dhe asnjëri prej këtyre parashikimeve nuk kanë dalë të jenë të vërteta.

‘Lojërat’ në Shtëpinë e Bardhë

Nostradamus-i, në parashikimet e tij e ka përmendur edhe ‘Shtëpinë e Bardhë’, për të cilën ka thënë që planifikon ta shkatërrojë botën, duke filluar nga Lindja e Mesme. Ai më tutje ka shtuar që të gjitha këto janë asgjë më shumë sesa një lojë shahu për ta. Një argument që mund ta mbështesë parashikimin e tij është fakti që qysh prej ndërhyrjes së Amerikës për të sjellë ‘demokraci’ në Irak dhe Afganistan, këto dy vende nuk u çliruan nga trazirat.

Polet do të shkrihen

Shkencëtarët dhe hulumtuesit tashmë janë tejet të shqetësuar për temperaturat në botë, duke e përmendur shpeshherë faktin që temperaturat në Polin e Veriut sa shkojnë e po rriten. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk kanë përmendur për ndonjë ndryshim temperaturash në Polin e Jugut, që vazhdon të ketë temperaturë të pandryshuar. Gjithsesi, Nostradamus-i mund të ketë të drejtë me këtë parashikim, nëse flitet për Polin e Veriut.

Fati i Izraelit

Fati i Izraelit vazhdon të jetë i paqartë, ndërsa, në këtë aspekt, Nostradamus-i kishte parashikuar që Jerusalemi do të sulmohej nga të gjitha anët dhe një forcë ushtarake perëndimore (SHBA-ja, ose ndonjë fuqi e re në Botën e Re) do t’i ndihmojë Izraelit në luftën kundër armiqve të së ardhmes.

Rusia do ta sjellë paqen në botë

Nostradamus-it ka thënë që nëse Rusia nuk është aleate me Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi gjatë fillimit të një lufte të madhe, në Rusi do të shfaqet një mbret, që do t’i rregullojë gjërat. Ky, në fakt, është një parashikim shumë interesant, pasi veçse kanë filluar të shfaqen shenjat e para të një ‘aleance’ në mes Rusisë dhe Perëndimit për luftën kundër ISIS-it. Mirëpo, meqë nuk ka shenja të shfaqjes së ‘mbretit’ të përmendur nga parashikuesi i famshëm, edhe ky parashikim mund të rezultojë i pjesshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.