Lajmet e fundit

Dhjetëfishohet tarifa e ankesës në Gjykatën e Tenderëve

po-hetohen-60-gjyqtar-euml-dhe-prokuror-euml-video_hdKomisioni Rregullativ i Prokurimit ka vendosur rregulla të reja për ankesat që operatorët ekonomikë kanë për proceset e prokurimit.
Për herë të parë është bërë dyshkallshmëria e ankesave për tender, shkruan sot Koha Ditore.
Në shkallën e parë operatorët ekonomikë mund të bëjnë kërkesën për rishqyrtim tek autoritetet kontraktuese.
Nëse nuk pajtohen me përgjigjen e autoriteteve kontraktuese në kërkesën për rishqyrtim, operatorët mund të ankohen në shkallën e dytë që është Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Përveç kësaj, KRPP-ja ka bërë edhe një ndryshim tjetër substancial. E ka shtrenjtuar taksen për ankesën e bërë në OSHP. Nga 500 euro fiks sa është tash, pritet të bëhet deri në 5 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.