Kanë filluar të mblidhen një numër i madh i protestuesve para Bibliotekës Kombëtare, prej ku edhe do të nisë marshi i opozitës.
Opozita pritet zyrtarisht të fillojë protestën në ora 14:00, ndërsa po protestojnë kundër Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.
Bëhet e ditur se numër i madh i autobusëve janë nisur nga qytete të ndryshme për në Prishtinë.