Në një shtrirje të kufirit Meksikë- SHBA, në Tijuana, jo shumë larg aeroportit është pikturuar një mural i madh me Donald Trump-in.
Në formë të humorit, atij i është mbushur goja me ngjyrë të kuqe, ndërsa në mural shkruhet ‘Dhunoni Donald Trump-in’.
Murali është krijuar nga kolektivi I artit i quajtur Indecline, si dhe përmban udhëzime se si shkohet nga Tijuana në Trump Toëer, transmeton Gazeta Blic.
Drejtori kreativ i grupit (i cili kërkoi të mbetet anonim) ka thënë se murali ka të bëjë drejtpërdrejtë me Trump-in i cili i quajti meksikanët si përdhunues, dilerë drogash dhe kriminelë.
“A ndjehem keq që e kam shkruar se ai duhet të dhunohet? Jo. Aspak nuk më vjen keq,” tha drejtori kreativ i grupit. “Ai është një person i tmerrshëm”
“Ne nuk presim që dikush të zvarritet nëpër kufi edhe të marrë udhëzimet për të gjetur se ku jeton Donald Trump,” tha ai. “Ne vetëm duam të rrisim ndërgjegjësimin e njerëzve në lidhje me Donald Trump-in.”