Lajmet e fundit
Dialogu sërish në krizë

Dialogu sërish në krizë

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë sërish në krizë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Shkak edhe këtë herë janë kërkesat serbe dhe refuzimi i palës kosovare.

Beogradi po kërkon që Prishtina të jetë dorëlirë në vendimet që t`u jepet e drejta për votë në Kosovë sa më shumë serbëve që jetojnë në Serbi, derisa kërkon me ngulm edhe që përfaqësuesi i listës serbe në KQZ të jetë zëvendës i kryetares Valdete Daka, duke krijuar kështu përfaqësim më të fuqishëm të komunitetit serb në institucionin e zgjedhjeve.

Kërkesat, pala serbe i ka bërë në takimin e të premtes në nivel teknik, shkruan “Tribuna”.

Pala kosovare, pos që ka refuzuar kërkesat, ka anashkaluar takimin duke dërguar atje vetëm ekspertë. Pjesë e delegacionit nuk ka qenë udhëheqësja e palës kosovare në nivel teknik të dialogut, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. /Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.