Lajmet e fundit

Dialogu të vazhdohet, por ndryshe (Video)

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i cili pritet të vazhdojë edhe në vitin 2016 nga njohës të çështjeve politike shihet si i pashmangshëm. Ata vlerësojnë se mossuksesi i Kosovës në këto bisedime po varet nga njerëzit të cilët po e përfaqësojnë Kosovën e jo nga procesi i dialogimit. Sipas tyre, dialogu është çështje në interes të të gjitha shteteve.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, konsideron se delegacioni kosovar duhet të këmbëngul më shumë sa i përket marrëveshjeve që janë arritur deri më tani mes dy vendeve.

Ndwrsa analisti, Nexhmedin Spahiu, thotë se dialogu është dhuratë nga miqtë ndërkombëtarë në mënyrë që të shtyhen çështjet përpara. Sipas tij, duhet të ndërrohen njerëzit që po e përfaqësojnë vendin në bisedime.

Spahiu, deklaroi se është dëshmuar  edhe me rastin e fundit për Asociacion e komunave me shumicë serbe që si kryeministri Mustafa e po ashtu edhe zëvendëskryeministri Thaçi, kanë deklaruar që nuk shkelet Kushtetuta e Kosovës, por kjo nuk ndodhi. E, për këtë sipas tij, duhet të ndërrohen këta të fundit.

Lajmin e plotë mund ta ndiqni në video: https://www.youtube.com/watch?v=Shf0nJdtiR0

Leave a Reply

Your email address will not be published.