Urime Kosovë rekomandimi për anëtare në UNESCO nga bordi ekzekutiv i kësaj organizate. Poashtu urime të gjithë atyre që përfundimisht varrosën edhe atë pak shpresë për ndryshime pozitive në UP, duke e shkarkuar rektorin Zejnullahu.
Ky vendim është pasqyra e realitetit të dhimbshëm në Kosovë, për ta provuar se njerëzit me vlera nuk arrijnë dot të depërtojnë në shoqëri. Diploma jo të merituara dhe përfitime pa punë, janë synimet e atyre njerëzve që përkrahën këtë vendim.
Cili qytetar sot beson që me dije dhe përkushtim do ta sigurojë një të ardhme të shëndoshë? Cili qytetar sot beson se ka drejtësi në kthetrat e mashtruesëve ? Dhe cili qytetar nuk heziton sot ti bashkohet turmës masive për azil kërkim?
Për këto fajtori nuk është jetim, jetime është shpresa, e vrarë nga njerëzit e tillë që rreshtohen dhe bashkohen kundër të duhurës dhe të drejtës, ashtu siç vepruan sot.
Shteti nuk varfërohet vetëm materialisht por edhe shpirtërisht, e në rastin e dytë, kjo varfëri përpos që është më e dhimbshme është edhe më e vështirë të zbutet.
Uroj të ndryshojë sa më shpejtë kjo rrugë e gabuar e qeverisjes në vend!
Shkruan në profilin e saj Facebook:
Diellza Hoti – Kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK) .