Lajmet e fundit

Diesel, qeni hero që ndaloi terroristen

Kur terroristja e rrethuar nga forcat speciale franceze gjatë operacionit në rrugën Saint Denis, në Paris, vendosi të shpërthejë veten, nuk ishte krejtësisht e vetme.

Diesel, një qen 7-vjeçar, pjesë e forcave të policisë franceze ndodhej pranë saj. Madje ai e kishte identifikuar armikun dhe ishte vërsulur para kolegëve të tij.

Kjo ndoshta e trembi kamikazen që hodhi veten në erë përmes shpërthimit, por fatkeqësisht nuk mori vetëm jetën e vet. Bashkë me të vdiq edhe Diesel, qeni besnik i forcave speciale franceze, që iu bashkua numrit të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

Njoftimi i policisë franceze se Diesel kishte humbur jetën, shoqërohej me një foto të qenit-hero. Kaq ka mjaftuar që nëpër rrjetet sociale të niste xhiron “përkujtimi” i Diesel. Mijëra përdorues nxituan të hedhin me shpejtësi foto të qenve të tyre që “shprehnin keqardhjen” dhe ngushëllimet për gjithë atë që ndodhi në Paris./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published.