Lajmet e fundit
Digjen malet e Podujevës, Komuna hesht

Digjen malet e Podujevës, Komuna hesht

digjetmaliMalet në Komunën e Podujevës po digjen që dy ditë rresht. Ndërkohë Komuna e Podujevës, nuk ka dalë ende me ndonjë reagim.
Të paktën kështu thotë kryetari i Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku. Maloku ka treguar për djegien e maleve në tre fshatra të Podujevës, Godishnjak, Dobratinë e Revuq, shkruan Indeksonline.
Maloku thotë se është më shqetësuese fakti se zyrtarët komunal nuk po ndërmarrin asgjë në lidhje me këtë.
Postimi i plotë i Malokut:
Është shqetësuese fakti që brenda dy ditësh në territorin e Komunës së Podujevës janë djegur malet në tre fshatëra të ndryshëm, fillimisht në Godishnjak e pastaj edhe në Dobratinë dhe Revuq.Por, edhe me shqetësuese është fakti që zyrtarët përgjegjës komunal i ka zënë gjumi dhe as një intervenim nuk e ka bërë në lidhje me ketë, ndoshta i kanë harruar detyrat e drejtorive të tyre apo ndoshta edhe nuk i kanë ditur asnjëherë.
Podujeva po humb shumë nga ky fenomen, duke filluar nga humbia e pasurive dhe resurseve natyrore deri tek rrezikimi i qytetarëve nga zjarre të tilla ku edhe zjarrfikësitë kanë hasur probleme për të deportuar në ato pjesë për të dhënë ndihmën e tyre.
Drejtoria për mbrojtje të mjedisit dhe drejtoria për pylltari duhet të bëjnë punën e tyre me më shumë përkushtim para se të bëhët me e thellë kjo gjë dhe para se të shenohen humbje me të mëdha të ketyre resurseve që posedon Podujeva.

Leave a Reply

Your email address will not be published.